‘Presioni’ ndaj SPAK, Çeka: Po rrezikon standardet, qytetarët të etur për drejtësi

24 Nëntor 2023 | 21:47

Profesori Bledi Çeka është shprehur se qytetarët në Shqipëri janë të etur për drejtësi.

Komentet Çeka i bëri në “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se aktorët kryesorë politikë në vend e kanë atakuar njëri-tjetrin për një sërë akuzash të rënda dhe sipas tij, qytetarët presin nga SPAK adresimin e këtij diskursi.

Ai shtoi gjithashtu se SPAK nën presionin e ndërkombëtarëve dhe atë të qytetarëve, mund të përshpejtojë proceset dhe të rrezikojë standartet, gjë që sipas tij do të çonte në një drejtësi pa standarte.

“Çdo institucion ka nevojë për mbështetje. Qytetarët janë të etur për drejtësi. Aktorët kryesorë politikë e kanë akuzuar njëri-tjetrin për tradhëti kombëtare, për vrasje dhe për korrupsion galopant. Kjo ka qenë sistematike për 30 vite. Qytetarët presin që SPAK të adresojë këtë lloj diskursi asgjësues që kanë pasur aktorët politikë që sot janë ende prezentë.

Padyshim që qytetarët janë të etur për drejtësi. Ajo që besoj se është e rëndësishme, nga njëra anë presioni nga qytetarët dhe nga ana tjetër presioni nga ndërkombëtarët, është një lloj presioni që SPAK të përshpejtojë proceset, duke rrezikuar standartet. Ne duam drejtësi me standarte”, është shprehur Çeka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026