Prethi rrëfen çfarë ndodhi në protestën e Lapajt: Hapëm çadrat për të fjetur…
Doriana Prethi, nënkryetarja e “Shqipëria Bëhet”, ka dhënë detaje në Review me moderatore Greta Topjana, nga protesta e zhvilluar këto ditë përpara Kryeministrisë nga kreu i saj, Adriatik Lapaj. Ajo ka dhënë shpjegime mbi mënyrën se si, sipas saj, policia ka shkelur ligjin.
“Në ditët e para ne kemi njoftuar me shkresë që, për shkak të kushteve atmosferike, do të përdornim çadra kampingu, vetëm gjatë natës. Na është kthyer një përgjigje nga policia që thotë: ‘nuk mund t’i përdorni’, pa bazë ligjore. Pra, sipas ligjit përkatës, çadra mund të ishte edhe një instalacion domethënës. Ne mund të kishim një mesazh. Ditën e dytë, policia ka ndërhyrë në mënyrë brutale, duke dhunuar aktivistët që hapën çadrat për të fjetur. Më pas i kemi kërkuar bashkisë që nga ora 6 deri në 8 të kemi lidhje elektrike. Ngrohja është bërë me gaz dhe ajo është përdorur për 3 orë. Lidhja elektrike nuk na u mundësua,” – tha Prethi.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz
- 10:56 U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
- 10:51 Rusia dhe Ukraina intensifikojnë sulmet. 28 dronë rrëzohen pranë Moskës, Kievi shënjestrohet nga raketat balistike
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg