Prezantohet në Tiranë arkivi i gazetës së parë shqipe në Ish-Jugosllavi
Në 75-vjetorin e botimit të gazetës së parë shqip në Ish-Jugosllavi, “Rilindja”, është prezantuar në Tiranë, “Arkivi Rilindja” me autore Ervina Halili. Ky arkiv ka për qëllim mbledhjen dhe ruajtjen e asaj çfarë ka mbetur nga “Rilindja”, e cila ishte gazeta e parë shqip në ish-jugosllavi, dhe njëkohësisht dhe motori kryesor i gjithë veprimtarisë arsimore dhe letrare në Kosovë, deri në vitet ’90.
Arkivisti Sokol Çunga tregon detaje për publikun, ndërsa thotë se në arkivë qytetarët mund të gjejnë informacione të mbledhura në mënyrë alternative si intervista, dokumente dhe fotografi.
“Nuk kemi të bëjmë me arkivin administrativ, pra arkivin e institucionit që quhet shtëpia Botuese “Rilindja” apo gazeta “Rilindja”, por kemi informacione të mbledhura në mënyrë alternative, intervista, fotografi, materiale të mbledhura në rrugë individuale, komunikime individuale të Ervina Halilit me aktorët dhe faktorët që kanë bërë shtëpinë botuese “Rilindja”, pohoi ai.
Eventi nisi me dokumentarin “N’Rilindje”, ku protagonistë ishin shkrimtari Nazmi Rrahmani, drejtor i redaksisë së botimeve në Rilindje dhe shkrimtari Musa Ramadani, redaktor i kulturës në Rilindje. Dy shkrimtarët tregojnë përvojat dhe kujtimet e tyre në “Rilindje”.
Arkivisti më tej tregon se dokumentari dhe arkiva tregojnë një pamje më të mirë të Kosovës në periudhën e Ish-Jugosllavisë.
“Na japim një pamje më të plotë të të drejtave të njeriut të mohuara dhe të shtypura në Kosovën e periudhës e pas Luftës së Dytë Botërore deri në luftën e Kosovës, deri në pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Flasim për mohimin e të drejtës për arsim, për informim dhe për botime”-theksoi aktivisti.
Të gjithë nostalgjikët e “Rilindjes”, do të kenë mundësi të aksesojnë nëpër arkivë edhe nëpërmjet një faqeje online.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor