“Prezenca e OSBE mbështet punën e SPAK”, Tarran takon Brahon
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me Klodjan Braho, pas zgjedhjes të tij si drejtues i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në njoftimin e shpërndarë për mediat bëhet me dije se, ambasadori Tarran e përgëzoi Brahon për zgjedhjen në detyrë dhe i uroi suksese në marrjen e këtij roli të rëndësishëm dhe sfidues.
“Ambasadori Tarran ripohoi mbështetjen e fortë të Prezencës së OSBE-së për SPAK-un dhe rolin e tij kyç në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet demokratike të Shqipërisë.
Gjatë takimit, Ambasadori Tarran dhe Braho diskutuan bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm ndërmjet Prezencës së OSBE-së dhe SPAK-ut, përfshirë mbështetjen përmes veprimtarive të rritjes së kapaciteteve, këshillimit për politika dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare. Kryetari i Prezencës ritheksoi angazhimin e vijueshëm të Prezencës së OSBE-së për të mbështetur institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe mirëpriti pikëpamjet e z. Braho mbi mënyrat se si bashkëpunimi mund të forcohet më tej për të adresuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe krimin e organizuar”, theksohet më tej në njoftim.
Head of @OSCEinAlbania Amb. Michel Tarran met today with newly appointed #SPAK @SPAK_Albania Head Klodjan Braho, congratulating him and reaffirming the OSCE’s strong support for SPAK’s key role in Albania’s #JusticeReform and the #RuleOfLaw. pic.twitter.com/r803mBBKFv
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) January 20, 2026
Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
- 20:01 LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë