Primaret e PD, sa ishte pjesëmarrja e votuesve deri në orën 16:00

1 Mars 2025 | 17:58

Demokratët në të gjithë Shqipërinë votuan sot për të përzgjedhur kandidatët për deputetë përmes procesit të Primareve.

Sipas raportimeve të bëra nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD (KOKOE), deri në orën 16:00 votuan 41,666  anëtarë të PD, ku pjesëmarrja më e lartë aktualisht shënohet në Tiranë, Fier, Durrës dhe Korçë.

Pasi votoi në selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal në një prononcim për mediat, duke theksuar rëndësinë që ka ky proces për vendin, duke bërë një krahasim nga ana tjetër me Partinë Socialiste.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, është një ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë. PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje”,-tha PD.

Në procesin e Primareve në PD garuan 288 kandidatë, mes të cilëve do të përzgjidhen një pjesë e 187 emrave që Partia Demokratike do të ketë në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026