Prindërit me fëmijë nën 18 vjeç paguajnë më pak tatim, si merret përfitimi 

7 Janar 2026 | 18:17

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim për rritjen dhe arsimimin e tyre. Për herë të parë, nga ky vit, njërit prej prindërve do t’i zbriten 48 mijë lekë, kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale në muajin mars.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thotë se kompensimi nuk do të jepet si vlerë fikse, por do të përfitohet vetëm pas rillogaritjes së tatimit të paguar për 2025.

Skema parashikon që rillogaritja e tatimit të bëhet pasi bazës së tatueshme, nga rroga vjetore e vitit të kaluar, t’i zbriten shpenzimet 48 mijë lekë për rritjen e fëmijëve.

Pra, nëse paga mujore bruto ishte 150 mijë lekëve detyrimi për 12 muajt përllogaritet në 187 mijë e 200 lekë. Por, duke hequr edhe shumën prej 48 mijë lekësh në vit për fëmijën në përkujdesje, tatimi vjetor zbret në 181 mijë lekë. Pra, ky individ i punësuar do të paguajë 6 200 lekë më pak tatim.

Gjithashtu, nga ky vit për prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1.2 mln lekë në vit, do të aplikohen zbritje shpenzimesh për arsimimin e fëmijëve në masën maksimale 100 mijë lekë. Pra, prindi nuk do të paguajë 109 mijë lekë tatim në vit, por 90 mijë lekë, duke kursyer kështu 19 mijë lekë  në vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026