“Prioritet krimi i organizuar, jo muzika e lartë”, gazetari thumbon policinë
Gazetari Eni Ferhati deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se nuk është Policia e Shtetit ajo që duhet të merret me muzikën dhe ndotjen akustike në një kohë kur duhet të prevalojë fokusi te krimi i organizuar dhe ndikimi i tij në shoqëri.
Në këndvështrimin e tij, kupola drejtuese e policisë nuk mund të ngarkojë me këtë detyrë efektivët të cilët rrezikojnë dhe jetën në terrene të thyera malore në operacione anti-drogë. Gazetari shtoi se politikat e sigurisë duhet të kenë prioritete dhe duhen trajtuar në varësi të situatës në vend.
“Unë mendoj se është momenti që Policia e Shtetit të kthehet në detyrën e saj funksionale. Besoj që kupola drejtuese e policisë duhet të vihet në alarm nga kjo situatë ku ndodhet rendi dhe siguria publike në raport me krimin e organizuar. Ka një shpërqendrim të policisë do thosha unë gjatë javëve të fundit, lidhur me disa urdhra ku policia mbingarkohet për të sekuestruar pajisje muzikore të cilat shqetësojnë komunitetin.
Unë jam shumë dakord që ndotja akustike mund të jetë një element i rendit dhe sigurisë publikë, por kurrsesi nuk mund të jetë një prioritet për punën e policisë, aq më tepër kur ne po na ndodhin këto ngjarje, dhe jo këto dy ngjarje të fundit, por kemi ngjarje të tjera të cilat kanë cenuar rëndë rendin dhe sigurinë publike,” – u shpreh Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:51 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim