Atentati në Larushk| Policia: U plagosën 2 fëmijë të mitur, 3 të shoqëruar

4 Korrik 2023 | 10:32

Policia ka dhënë informacione shtesë në lidhje me atentatin e ndodhur në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Gentian Bejtja në Larushk të Fushë-Krujës.

Si pasojë e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme u vra 29-vjeçari Ramazan Sino, si dhe mbetën të plagosur dhe 2 niprit e tij të moshës 13 dhe 10-vjeç, fëmijët e Gentian Bejtjas, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se në lidhje me atentatin janë ushtruar kontrolle në 3 banesa dhe janë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Krujë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S.,  29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për drejtësinë.

Ai u qëllua me armë zjarri së bashku me shtetasin Klodian Stafuka mbrëmjen e 10 Janarit 2022.

Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Bejtja mbeti i plagosur në krah.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, por jo vetëm.

Gjithashtu, ndaj tij ka dyshime se është përfshirë edhe një seri grabitjesh. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjithashtu për këtë personazh ka dyshime se ka qenë edhe në disa grabitje gjatë verës së kaluar, të cilat nuk janë arritur të dokumentohen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës ka gjobitur dy persona, ndërsa u ka bllokuar edhe mjetet e tyre ujore, pasi dyshohet se kanë lundruar pranë bregut duke...
12:50 | 11/07/2026

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026