Prioritetet e presidencës belge, Lahbib: Mbështetja për Ukrainën e konflikti në Gaza

11 Janar 2024 | 19:50

Presidenca belge e Këshillit Evropian është besimplotë në arritjen e një kompromisi dhe se Unioni do të mund të vijojë të mbështesë financiarisht Ukrainën. Kjo u tha nga ministrja e Jashtme Hadja Lahbib, e cila foli për mediat gjatë një eventi në Bruksel. Në dhjetor, Hungaria bllokoi propozimin e BE-së për të lëvruar 50 miliardë euro për Ukrainën në 4 vjet.

“Ne nuk do të marrim presidencën evropiane të 27 vendeve dhe të themi se nuk do të kemi sukses. Ne do t’ia arrijmë. Belgjika njihet për krijimin e urave, për dëgjimin e zërave të ndryshëm dhe për arritjen e marrëveshjeve. Me këtë logjikë ne po marrim presidencën evropiane”-tha Hadja Lahbib, ministre e Jashtme e Belgjikës.

Aktualisht bisedimet janë në vazhdim për të zhbllokuar situatën dhe burime konfidenciale thanë për Euronews se Hungaria insiston që mbështetja të ndahet në 4 pjesë, gjë që do t’i lejonte Budapestit të ushtronte veton për çdo raund të mbështetjes. Burime diplomatike thanë se Hungaria e lidh çështjen e zgjatjes së afateve me përdorimin e fondit të rikuperimit, të cilin rrezikon të Humbasë.

Kur bëhet fjalë për çështjet e jashtme, presidenca belge ka edhe një prioritet tjetër, të ndalë që konflikti në Gaza të përhapet në të gjithë rajonin.

“Kjo është ajo çka ne duam të shmangim, përshkallëzimin e konfliktit në rang rajonal. Zërat e popullit izraelit dhe zërat e popullit palestinez shkojnë në këtë drejtim. Ndaj natyrisht, ne e kemi prioritet atë që po ndodh në Lindjen e Mesme. Belgjika e kishte kthyer rifillimin e negociatave të paqes në Lindjen e Mesme në prioritet shumë përpara 7 tetorit”- shtoi Lahbib.

Presidenca belge e BE-së është e fundit përpara zgjedhjeve euro-parlamentare dhe synimi i saj është të mbyllë sa më shumë dosje legjislative.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026