“Përdori gjendjen e opozitës”, Basha konferencë për shtyp, mesazh Ramës
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp, ku mesazhi i parë ka qenë për kryeministrin Edi Rama, i cili ditën e djeshme në një konferencë bëri ironi.
Ai theksoi se Rama nuk mund të bëjë më alibi në lidhje me Reformën Zgjedhore, duke theksuar mes të tjerash se spektri opozitar është tërësisht i përfaqësuar.
“Përfshihen propozimet për listat e hapura, propozimet për votimin elektronik. Dje dëgjuam kryeministrin e vendit, i cili iu kthye lojës së vjetër të përdorimit të alibive për mos-mbledhjen e komisionit të Reformës Zgjedhore. Mesazhi i parë i drejtohet pikërisht atij, për një kohë të gjatë ka përdorur gjendjen e opozitës dhe faktorë të veçantë të opozitës, për t’i ikur përgjegjësive të shumta.
Në raport me Reformën Zgjedhore, kjo alibi nuk pi ujë. Spektri opozitar është tërësisht i përfaqësuar. Propozimet tona, janë konsultime që janë konsultuar gjerësisht, përfshirë me aleatët e partive të vogla në Kuvend. Ne mbetemi të hapur nëse ka plotësime, propozime për plotësime. Mendoj se me paketën tonë kemi shteruar çështjet kryesore që u shërbejnë njerëzve”-tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Përdori gjendjen e opozitës”, Basha konferencë për shtyp, mesazh Ramës
- VIDEO| Spektakël me 8 gola në Spanjë, Reali triumfon ndaj Atletikos në kupë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë