Vulin i përgjigjet zyrtarit gjerman: Mos ndërhyni në punët e Serbisë!

11 Janar 2024 | 19:06

Ish-kreu i agjencisë së inteligjencës serbe, Aleksandër Vulin, tha se kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, “do të dëshironte të kishte një komandant pushtues në Serbi, qe të përcaktojë rezultatet e zgjedhjeve në Serbi”.

Vulin, një partner koalicioni për një kohë të gjatë i Aleksandër Vuçiçit  i cili është në listën e sanksioneve të SHBA-ve për shkak të lidhjeve me Rusinë, tha se “BE-ja ka detyrimin të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”.

“Këtu është një tjetër provë pse Serbia nuk duhet të hyjë në BE. Në BRICS askush nuk ndërhyn në marrëdhëniet e brendshme të askujt”, tha Vulin në përgjigje të një interviste të Mihael Roth.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026