Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, thotë Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk beson se takimi me delegacionin e Kosovës më 18 gusht në Bruksel do të ketë sukses.
Sipas tij, Prishtina po përdor situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë.
Vuçiç u shpreh se është gënjeshtër ajo që thuhet se Beogradi dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, por është Prishtina që e do diçka të tillë, shkruan Euronews Serbia.
“Prishtina po e përdor situatën në Ukrainë për të udhëhequr një fushatë kundër Serbisë dhe është gënjeshtër sqë Serbia dëshiron të sulmojë këdo, por krejt e kundërta – Prishtina, është ajo që dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës”, theksoi presidenti.
Ky reagim i kreut të shtetit serb erdhi pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti bërë në një intervistë për Reuters, se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU
Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 09:19 Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
- 09:06 A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen