Prishtinë | Konfiskohen mbi 76 kg drogë, tre persona në pranga
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka konfiskuar mbi 76 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar, në kuadër të operacionit të koduar “Bregdeti”.
Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, më 21 janar 2026, rreth orës 23:00, afër pikëkalimit kufitar në Merdare, është ndaluar një kamion me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari H.S. Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur të fshehura 68 paketime me peshë totale 76 kilogramë e 800 gramë marihuanë.
Po ashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, me asistencën e njësive speciale, janë sekuestruar një armë zjarri me pesë fishekë, dy vetura, një kamion, një telefon celular dhe 2,950 euro para të gatshme.
Operacioni ka vijuar edhe më 22 janar 2026, me bastisje në dy lokacione të tjera në fshatin Godishnjak të Podujevës, ku janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë. Në këto lokacione janë gjetur katër paketime marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë, dy vetura, dy telefona celularë, materiale për paketimin e narkotikëve si dhe një armë me gaz e modelit “Sig Sauer”.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuara në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, me qëllim garantimin e sigurisë për qytetarët.
Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë