“Prisni të vini në pushtet të vazhdoni avazin”, Shella debat me Shehajn

31 Janar 2024 | 22:46

Gerti Shella, drejtor i INFOCHIP debatoi me deputetin e PD, Agron Shehaj lidhur me raportin e Transparency International mbi indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023 në Shqipëri.

Sipas Shehajt, nuk është e drejtë të thuhet që të gjithë në politikë janë hajdut apo e gjithë administrata  është e korruptuar. Sipas tij, duhet pranuar që ka njerëz të ndershëm dhe ka hajdutë

“Kam kundër idesë që të gjithë në politikë janë të korruptuar, s’mund të themi që dikush që padrejtësisht i bëhet një kontroll është i korruptuar. Jetojmë në Shqipëri dhe të gjithë përshtaten, detyrohet të japë ryshfet dikush te mjeku se ka frikë se nuk do marrë shërbimin. Mendoj se ka njerëz të ndershëm dhe ka edhe hajdutë. Korrupsioni nëse nuk luftohet është pengesa kryesore për zhvillimin e vendit”, tha Shehaj.

Sipas Shellës, politika nuk ka asnjë axhendë konkrete në luftën kundër korrupsionit.

“Të gjithë presin të vijnë në pushtet dhe korruptohen. Korrupsioni është përdorimi i pozicionit publik për përfitim provat, administrata rritet vazhdimisht, këtu premisa për ë bërë korrupsion vjen në rrije. Politika nuk ka axhendë të luftojë korrupsionin. Unë do të doja të dëgjoja doktrinën e një shteti të vogël. Politikanët mezi presin të vijnë në pushtet të marrin të tyret, i bindur të jeni po erdhe në pushtet mezi presin të zënë avazin e vjetër”, u shpreh Shella.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026