Prisnim reshje, por jo në këtë nivel, thotë nënkryetari i Bashkisë Lezhë
Ermal Pacaj, nënkryetari i Bashkisë Lezhë tha në një intervistë për Euronews Albania se ishin në dijeni për reshjet, por jo për një sasi kaq të madhe.
Në orët e paraditesh ka pasur deri në 70 mm shi që është një sasi e paparashikueshme, sipas Pacajt.
“Nuk ishim as të njoftuar për një situatë të tillë. Lajmërimi që u bë ishte për reshje me dendësi mesatare, por jo për një situatë të tillë, pavarësisht se Bashkia e Lezhës ka qëndruar në gatishmëri,” – u shpreh nënkryetari.
Gazetarja Ortensa Budlla raportoi më herët nga Lezha se situata është problematike, ku për pasojë disa shkolla janë mbyllur duke qenë se qarkullimi për shkak të ujit që ka mbuluar rrugët është i pamundur.
Ndërsa gazetari Teodor Gjerga nga Shkodra bën me dije se në zonën e Obotit ka rritje të sipërfaqes së tokës së përmbytur. Uji në këto sipërfaqe ka arritur rreth 50 centimetra.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar