Prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 4 persona
Policia e Dibrës ka proceduar penalisht 4 shtetas të cilët prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.
Uniformat blu kanë sekuestruar lëndën drusore dhe po punojnë për kapjen e një personi tjetër të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Materialet proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë intensifikuar kontrollet në terren me patrulla këmbësore dhe me dron, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit dhe si rezultat, u bë e mundur goditja e një grupi që bashkëpunonin me njëri tjetrin duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.
Në vendin e quajtur “Ceka e Xhikajve”, njësia Administrative Arras, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit E.Gj., 40 vjeç; Sh.Xh., 64 vjeç; A.Gj., 67 vjeç; M.Xh., 68 vjeç; duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, të cilat më pas i grumbullonin brenda në pyll me qëllim fshehjen e tyre.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për 4 shtetasit e lartëpërmendur, dhe vijon puna për kapjen e shtetasit S.T., 38 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpunëtor në aktivitetin që kryenin të proceduarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta