U kapën me drogë në makinën e tyre, arrestohen 2 të rinj në Sarandë
Dy të rinj në Sarandë kanë rënë në prangat e Policisë me akuzat për trafik droge.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ata po transportonin drogë me automjetin e tyre.
Dy persona u arrestuan në kuadër të operacionit “Fokus8”, i cili goditi një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Ndërkohë Policia bën të ditur se ka sekuestruar 2.21 kg cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Fokus 8”, si rezultat i informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një tentative për trafikimin e lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 2.21 kg cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.
Arrestohet një 20-vjeçar që transportonte lëndën narkotike, si dhe një shtetas tjetër që e shoqëronte dhe kishte dijeni për veprimtarinë e tij kriminale.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar “Fokus 8”.
Gjatë operacionit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit J. A., 20 vjeç, dhe F. Ll., 23 vjeç, të dy banues në Konispol.
Në afërsi të fshatit Vrin, shtetasit J. A. dhe F. Ll. ndaluan automjetet e tyre pranë një lavazhoje dhe, në momentin kur vunë re shërbimet e Policisë, shtetasi J. A. tentoi të fshehë lëndën narkotike duke e hedhur nga automjeti i tij, por u arrestua menjëherë së bashku me F. Ll., i cili kishte dijeni për lëndën narkotike që 20-vjeçari po transportonte.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2.21 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump