Pritë e breshëri automatiku sapo la fëmijët në shkollë, detaje nga atentati në Lezhë

6 Mars 2024 | 12:55

Të tjera detaje kanë dalë nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm ndaj 54-vjeçarit Agron Puka në fshatin Rrile të Lezhës.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se autorët i zunë pritë dhe sulmuan me breshëri automatiku Agron Pukën, sapo ai kishte dërguar fëmijët e tij në shkollë me makinë.

Ai ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur pranë dyerve të shkollës së Rriles, ku janë traumatizuar edhe nxënësit e shumtë që ndodheshin në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026