“Priten ndryshime”, gazetari: Rama do që PS të përfaqësohet nga gjeneratat e reja
Gazetari Aleksandër Çipa komentoi në një intervistë për Euronews Albania takimin informal 2-ditor që pritet të mbahet të shtunën, të kryeministrit Rama me ministrat në Tepelenë.
Sipas tij duke iu referuar ndryshimeve që ndodhën në sekretariatin e partisë, ndryshime priten edhe në qeveri.
“Janë ndryshime që lidhen me dy pritshmëri. Pritshmëria e parë e arritjes në mandatin e tretë të Partisë Socialiste të ketë një strukturë si kabineti qeverisës që ka më shumë peshë specifike politike dhe më shumë nivel të përfaqësimit politik partiak, apo edhe politik në përgjithësi. Në dy kabinetet e mëhershme nuk ka qenë kjo preferenca, por ka qenë një tendencë e kryeministrit për të gjeneruar dhe promovuar emra të rinj, për të ndryshuar elitën politike, qoftë të nivelit ekzekutiv, qoftë dhe nivelit partiak të drejtimit në Partinë Socialiste dhe për të krijuar një perceptim të gjerë publik se Partia Socialiste tashmë është një parti që përfaqësohet nga gjeneratat e reja të politikbërësve të përfaqësimeve, ndonëse se në gjithë tendencën apo në gjithë kriteret e ndryshimeve të kabineteve qeverisëse, sidomos në mandatin e dytë dhe të tretë vihet re shpërfillje e meritokracisë dhe investimit apo karrierës politike,” – u shpreh Çipa.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ndahet nga jeta vëllai i Presidentit të Emirateve, Rama mesazh ngushëllimi
- Deputeti i PS zbulon detaje nga mbledhja e Asamblesë: Ja çfarë tha Edi Rama
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë