“Priten rrebeshe!”- Parashikimi i motit për javën: Kur rikthehet i nxehti afrikan

28 Korrik 2025 | 11:06

Moti gjatë kësaj jave pritet të jetë i paqëndrueshëm në të gjithë territorin shqiptar, me alternime vranësirash, diell si dhe reshje shiu. Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje “live” për Euronews Albania, paralajmëroi se dita e enjte pritet të jetë me rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

“Këto ndryshime të kushteve atmosferike do t’i vëmë re nga e hëna deri ditën e premte, ku do të kemi kthjellime, vranësira, lagështirë dhe reshje të kalimtare”, tha meteorologia.

Sipas saj, pas një jave me temperatura deri në 41 gradë Celsius, këtë të hënë termometri do të zbresë në 31-32 gradë dhe do të vijojë me një rënie graduale gjatë javës. “Pas një jave me temperaturë 41 gradë Celsius, sot termometri do të zbresë në 31-32 gradë Celsius dhe do të shënojë një ulje graduale gjatë javës, ku të enjten pritet të zbresin deri në 9 gradë”, shtoi ajo.

Pas datës 7 gusht, sipas parashikimit të Porjës, pritet një valë e re e të nxehtit afrikan që do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 41 gradë Celsius në disa zona. Sa i përket bregdetit, reshje afatshkurtra parashikohen vetëm gjatë ditës së enjte. Ndërkohë, një problem i vazhdueshëm për këtë javë do të jenë erërat e forta, të cilat mund të arrijnë shpejtësi deri në 40-45 km/orë, duke sjellë trazira në det, veçanërisht në brigjet e Jonit.

Për vendet e rajonit, Lajda Porja u shpreh se do të ketë prezencë të vranësirave, ndërsa Kosova dhe Mali i Zi do të përballen me mot të paqëndrueshëm. Në Maqedoninë e Veriut, reshjet pritet të jenë më të pakta. “Pas datës 7 gusht, i gjithë Gadishulli i Ballkanit do të preket nga një valë e të nxehtit, me temperatura që do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, duke rikthyer motin e nxehtë afrikan”, përfundoi Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur...
17:20 | 25/06/2026

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet...
16:58 | 25/06/2026

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026