Pritet të miratohet vaksina Moderna në SHBA
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA e konsideroi vaksinën anti-Covid, Moderna, të sigurt dhe efektive, sipas dokumenteve të publikuara të martën.
Sipas institutit Johns Hopkins, rezulton se pandemia e Covid-19 ka shkaktuar më shumë se 300 mijë vdekje në SHBA.
Qeveria amerikane i ka shpresat te vaksina e Moderna-s për të përmbushur objektivin e saj për të vaksinuar 20 milionë persona brenda muajit dhjetor, edhe pse vaksinimi anti-Covid me vaksinën Pfizer ka nisu që të hënën në SHBA.
Vendimi i FDA-së për dhënien e autorizimit, për përdorimin emergjent të vaksinës së Moderna do të merret pas takimit të një grupi këshilltarësh të jashtëm të këtij institucioni ditën e enjte.
Ndërkohë shumë burime bejnë të ditur se miratimi i vaksinës Moderna do të bëhet të premten, por ende nuk ka informacione zyrtare.
Sipas FDA-së vaksina Moderna është shumë efektive në parandalimin e rasteve me COVID-19 dhe nuk sillte ndonjë shqetësim specifik lidhur me sigurinë tek të rriturit.
Efikasiteti i vaksinës ishte 80.2% vetëm me nje dozë të vetme, në provat e bëra gjatë muajit nëntor.
Vaksina Moderna duhet të jepet në 2 doza, menjë distancë prej 28 ditësh nga njëra-tjetra.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane