‘Venecia’ për zgjedhjet vendore: Kushtetuesja s’ka kompetencë shqyrtimin e vlefshmërisë

14 Tetor 2021 | 13:18

Komisioni i Venecias do të publikojë nesër opinionin final sa i takon çështjes së vlefshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Opinioni është kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila pasi shqyrtoi padinë e dërguar nga shoqata e bashkive, i dërgoi 3 pyetje Komisionit të Venecias.

Në opinionin e Venecias, thuhet mes të tjerash se shqyrtimi i vlefshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit nuk përfshihet në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

Në muajin qershor, Gjykata Kushtetuese kërkoi mendimin e Venecias lidhur me çështjen e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, të cilat u mbajtën pa opozitën.

Padia në Gjykatën Kushtetuese u bë nga Shoqata e Bashkive e drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila kërkoi shpalljen e tyre të pavlefshme.

Kushtetuesja kërkoi mendimin e Venecias duke argumentuar se çështja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve është një rast unik për drejtësinë shqiptare dhe kërkon mendim më të specializuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026