Pritet vjeshtë me reshje, IGJEUM: Rreziku i përmbytjeve kaloi, bien temperaturat

18 Shtator 2022 | 11:53

Meteorologia e IGJEUM, Anira Gjoni komentoi për Euronews Albania situatën e reshjeve të dendura të shiut ditët e fundit në vendin tonë

Ajo tha se reshjet e rëna një ditë më parë në zonën e Tropojës ishin 40 mm për 24 orë, çka nuk e ka kaluar mesataren për 24 orë.

“Përmbytjet dhe rrëshqitjet nuk lidhen vetëm me sasitë e reshjeve, por edhe me gjendjet e terrenit”, sqaroi meteorologia.

Meteorologia u shpreh se rreziku i përmbytjeve ka kaluar dhe nuk pritet të ketë më reshje shiu gjatë ditëve në vijim, por vjeshta pritet të jetë me reshje.

Temperaturat pritet të bien gjatë ditëve në vijim: në bregdet deri në 24 gradë, në zonat e ulëta nga 12-25 gradë dhe në zonat malore 6-20 gradë celsius.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026