“Pritshmëri për fitore”/Vonesa në Kavajë, Salianji: E pashpjegueshme
Në Kavajë kutitë janë grumbulluar deri në orën 20:00, por numërimi nuk ka nisur ende edhe në orën 3 të mëngjesit të 15 majit.
Vonesat, sipas informacioneve, kanë ardhur si pasojë e problemeve me regjistrimin dhe protokollimin.
Ervin Salianji ka qenë i pranishëm në qendrën e votimit në Kavajë për të monitoruar procesin dhe e cilëson të pashpjegueshme faktin që edhe pas 8 orësh nuk ka nisur numërimi i votave në këtë qark.
“Pritshmëritë janë që ta fitojmë bashkinë e Kavajës, pavarësisht presioneve, kërcënimeve, intimidimeve, pavarësisht të gjithë fenomeneve që kanë të bëjnë me shitblerjen e votës dhe me përdorimin e gjithë administratës dhe aseteve shtetërore për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve, besojmë që bashkia e Kavajës do t’i rikthehet qytetarëve duke e marrë opozita. Është e pashpjegueshme vonesa që ka pasur KZAZ-ja. Janë pak kuti për t’u administruar, të shpresojmë që të vendosen sa më shpejt grupet e numërimit,” – u shpreh Salianji.
Për të ndjekur rezultatin në kohë reale klikoni këtu.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 21:51 Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur