Pro evropian apo pro serb? Presidenti i ri i Malit të Zi flet për njohjen e Kosovës

6 Prill 2023 | 10:01

”Nuk është realiste të tërhiqet njohja e Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë”. Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç i ka dhënë kështu fund të gjitha dyshimeve për qasjen e tij ndaj Kosovës, ndërsa më herët ka pasur disa prej kandidatëve që mbështeten Milatoviç që kërkonin tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Duke folur për postin e ri që do të marrë së shpejti, atë të presidentit të Malit të Zi Milatoviç tha se ”ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit”.

Milatoviç beson se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së gjatë mandatit të tij dhe theksoi se politika e jashtme malazeze ”gjithmonë do të të jetë plotësisht në linjë me BE-në”.

“Unë me të vërtetë besoj se në pesë vitet e ardhshme Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së. Nuk do të bjerë nga qielli, duhet të përveshësh mëngët, duhet të fokusohesh në këtë çështje. Nga pozicioni i presidentit. Do të jem absolutisht i përkushtuar në rrugën tonë evropiane”, tha Milatoviç.

Milatoviç njoftoi se si president i Malit të Zi, fillimisht do të vizitojë Brukselin, për të dërguar një mesazh ”simbolik dhe të rëndësishëm” se ”Mali i Zi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe me fitoren në zgjedhje”.

Duke folur për marrëdhëniet me Moskën, Milatoviç tha se “Rusia ka kryer një agresion kundër një vendi sovran si Ukraina” dhe se Mali i Zi iu bashkua sanksioneve të vendosura nga BE, duke shtuar se “ai dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Milatoviç, i cili mbron nismën e Ballkanit të Hapur, thotë se ajo është “para së gjithash një histori ekonomike që lindi nga vendet e rajonit, kryesisht Serbia dhe Shqipëria”, dhe se është “plotësisht plotësuese me integrimet e tjera ekonomike në rajon, siç është Procesi i Berlinit”.

Milatoviç ka folur edhe për marrëdhëniet e tijeem Beogradin.

”Dëshiroj marrëdhëniet më të mira të mundshme me Serbinë dhe kur kam qenë ministër i zhvillimit ekonomik e kam vënë gjithmonë në fokus. Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe është krejtësisht e natyrshme që pas ftesës së Vuçiçit do të vijojë edhe vizita ime në Serbi”, theksoi Milatoviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026