Probleme me internetin, numërimi i votave nuk nis në tre komuna në Kosovë

14 Tetor 2025 | 11:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se për shkak të problemeve me internet, procesi i numërimit të votave nuk ka nisur në tri qendra komuna të numërimit (QKN): në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot. Këtë problem e sqaroi edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, një ditë më parë, kur tha se problemi qëndron se “transmetimi i pamjeve në televizorët/ekranet për vëzhguesit”.

“Në këto ekrane shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen fletëvotimet, për tu parë nga të gjithë”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkohë, numërimi është duke vazhduar në qendrat e tjera, përveç në Han të Elezit, ku numërimi dhe verifikimi u përmbyll të hënën në mbrëmje.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani janë verifikuar rezutlatet për kryetarë të komunave, verifikuar rezultatet e subjekteve politike për kuvende komunale dhe numëruar votat për anëtarë të kuvendeve komunale. Votat me kusht dhe ato të diasporës nuk janë numëruar ende.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 21 komuna, gara zgjedhore përfundoi në rundin e parë, ndërsa në 17 të tjera do të zhvillohet balotazh.

Dalja në votime ishte nën 40 për qind – më e ulët se në zgjedhjet lokale të vitit 2021. Pas zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, që u mbajtën më 9 shkurt, KQZ-ja kishte marrë kritika të shumta për procesin, pasi që uebfaqja ku publikoheshin rezultatet nuk funksiononte.

Vonesat në fillimin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe problemet e njëpasnjëshme me faqen e KQZ-së, softueri i së cilës për raportimin e rezultateve binte nga sistemi vazhdimisht, kishin ngritur dyshime për integritetin e procesit zgjedhor.

Por, KQZ-ja i kishte hedhur poshtë dyshimet e ngritura rreth procesit zgjedhor, duke thënë se “integriteti i votës nuk është i cenuar”. Këtë herë uebfaqja e KQZ-së nuk është përballur me probleme, mirëpo në disa qendra komunale të numërimit ka pasur probleme me lidhjen e internetit./REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026