Problemet e rinisë shqiptare| Shfaqja “Duro” mbush teatrin e Korçës
Dy artistë të rinj korçarë kanë sjellë në skenën e teatrit të Korçës, një shfaqje dialog ku nxjerrin në pah problemet e përditshme të rinisë shqiptare. Drama e titulluar “Duro” trajtonte më shumë veset e të rinjve, mungesën e vetëbesimit dhe frika nga paragjykimet.
Aktorët që performuan në skenë, tregojnë më me detaje mesazhin që donin të përcillnin përmes kësaj shfaqje.
“Kjo ndërthurje erdhi në fakt sepse në shfaqje ishim një person dhe ishin dy anët e karakterit të një personi, ku gjithmonë e kundërshtojnë njëra tjetrën e përsëri njëra tjetrën në thelbin e tyre, ishte kontrast i madh, kur kundërshtonim njeri tjetrin dhe kur kalonim në intimitet e kundërshtonim veten dhe sillte një dramë të brendshme të personazhit të riut,” – u shpreh Ergis Dervishi.
” ne u përpoqëm të sillnim realitetin që çdo i ri sot kalon. Lojë e fortë aktoriale, mesazh i fortë për të rinjtë por me mire kështu sesa të përpiqemi të themi se kjo është e bukur, me mire te përballemi me realitetin e të përpiqemi ta ndryshojmë atë. Mesazhi i shfaqjes ishte shumë i qartë, një njeri me dy anët e tii, njëra i thotë duhet ta besh, tjetra jo, njëra ndalo njëra mos ndalo. Zgjedhja e këtij njeriu ngelet ne dorën e çdonjërit prej nesh, ne vet e kemi në dorë çfarë rruge do zgjedhim dhe sesi do e përcaktojmë fati e jetës sonë,” – tha Renato Tahip.
Shfaqja në teatrin “Andon Zako Çajupi” është mirëpritur nga publiku artdashës korçar, ku shumica prej tyre këtë herë ishin të rinj, për shkak edhe të tematikës që vepra përmbante.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë