Problemet e shëndetit mendor, pse çrregullimet bipolare përkeqësohen në bipolare

29 Prill 2025 | 17:58

Problemet e shëndetit mendor, mund të prekin këdo. Ekspertët e psikiatrisë theksojnë se gjendjet janë të shumta, nisur nga çrregullime të humorit, ankthit, depresionit apo deri tek sëmundje madhore siç është skizofrenia. Pranvera njihet si periudha kur të gjitha problemet e shëndetit mendor mund të përkeqësohen, por disa janë më të ndjeshme.

“Më të ndjeshëm janë personat me çrregullime bipolare, ata që janë gjendje manjakale sepse në peridhën e dimrit është faza depresive ndërsa me fillimin e pranverës mund të kalojnë në atë që quhet gjendja manjakale, e euforisë, e ngazëllimit, e hiperaktivitetit, e pagjumësisë, e veprimeve impulsive, të nxitura, e axhitimeve psiko-motor”, tha Irena Thoma, psikiatre.

Por pse pranvera njihet si stina e përkeqësimit të simptomave tek persona me probleme të shëndetit mendor?

“Zakonisht bëhet shkak rritja e ditës dhe ulja e orëve të natës dhe ndikimi i dritës së fortë”, tha ajo.

Mjekët psikiatër thonë se terapia dhe monitorimi i saj me rigorozitet është çelësi i suksesit që personat me probleme të shëndetit mendor të jenë të qetë.

“Për pacientët që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, dozat e medikamenteve në periudha të ndryshme dhe sidomos në pranverë duhet të monitorohen më nga afër. Nëse mjekohen në mënyrë të rregullt dhe monitorohen në mënyrë rigorozë, trajtimi dhe ecuria e sëmundjes do ketë pognozë të mire”, shton psikiatre Thoma.

Psikoedukimi është një proces i rëndësishëm që iu jep mundësinë personave që vuajnë nga bipolariteti të kuptojnë shenjat e hershme të ndryshimit të gjendjes, për të reaguar në kohë, dhe rregulluar dozat e medikamenteve psikotrope që përdorin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026