Operacioni i rrallë, pacienti me kancer në pankreas operohet me sukses në QSUT
Një pacient i prekur nga kanceri i pankreasit është operuar me sukses nga ekipi i mjekëve kirurg të kryesuar nga profesor Arben Gjata njëherazi shefi i shërbimit të Kirurgjisë. Për profesorin, kjo ndërhyrje është ndër më të vështirat dhe që bëhet rrallë.
“Pas transplantit të mëlçisë është operacioni me më shumë problematika pasi ndërhyhet njëkohësisht në 3 sisteme; hiqet një pjesë e stomakut dhe duadeni, hiqet koka e pankreasit, priten dhe kanalet e tëmthit dhe pasi hiqet duhet rikonstruktuar, pra duhet qepur zorra me pankreasin, kanali i tëmthit me zorrën dhe zorra me stomakun. Janë operacione me risk të lartë, janë operacione që nuk bëhen gjithmonë pasi kanceri i pankreasit kapet në fazën që e ka kaluar operativitetin”, thotë Gjata.
Ky konsiderohet një pacient me fat, sipas profesorit pasi sëmundja ka dhënë shenja që në faza të hershme.
“Ky pacient ishte me fat, pasi tumori ishte një kancer i veçantë që ka ecuri shumë më të mirë se kanceri i zakonshëm i pankreasit, tjetër gjë ishte se i filloi verdhëza shume shpejt, nuk kishte përhapje në organe të tjera dhe futej tek rastet e operueshme”, shprehet ai.
Së bashku me profesor Gjatën edhe ekipi i Euronews Albania bëri një vizitë në dhomën e pacientit, për të parë nga afër gjendjen e tij pas operacionit.
Kanceri i pankreasit, ashtu si të gjitha patologjitë tumorale të traktit tretës, ka ardhur në rritje.
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë