Prodhimet bujqësore/ Fermerët: Çmimet e produkteve s’mbulojnë as shpenzimet
Fshatrat e zonës së Divjakës njihen ndryshe edhe si supermarketi bujqësore i vendit, kjo për shkak të prodhimit të bollshëm gjatë gjithë vitit.
Aktualisht nga zona po dalin prodhimet e qepës dhe patates por duket se pavarësisht cilësisë tregu për prodhuesit nuk është në nivelin e duhur pasi çmimet aktuale të shitjes me shumicë nuk mbulojnë shpenzimet.
“Prodhimi është shumë i mirë nuk ka tërheqje nga jashtë. Malli është shumë i mirë për eksport, cilësia shumë e mirë. Tregtarët e kërkojnë por më pak. 300 lekë është po në Tiranë shkon 1000 lekë. Kostot i kemi të larta. 1 dynim qepë shkon 1 milion e gjysmë lekë. E blejmë fidanin e mbjellim, jo plehra. Me këtë punë, nuk kemi punë tjetër”.
Nga ana tjetër rritja e çmimeve të produkteve që përdoren në bujqësi ka ndikuar mjaft kostot e prodhimit.
“Prodhimi është i mbarë, cilësi ka por nuk ka rrugë shitje. Tregu është gjynah ta japësh pa lekë. Plehrat janë shumë të larta. Kanë qenë të lira. Të marrësh një kuintal dap 80 mijë lekë. Si familje ne nuk kemi fuqi ta paguajme punëtorin”
Për fermerët e vegjël mbështetja masive me subvencione do ndihmonte në përballimin e kostove të punës, por në mjaft raste kjo nuk përfitohet duke i vënë në vështirësi.
“Prodhimi ka qenë shume i mbarë cilësor deri tani por çmimi ka dy vite ka renë. Qepë patate 300 lekë për kg nuk dalin kostot. Subvencion ca të them nuk marr unë jam me qira toke. Kur vete njëhetë japin njëherë jo është e kotë. Punën e bëjë vet po marrë punëtorë se nuk ja dalë dot. Punëtorë vështirë të gjesh, nuk ka dhe ata që janë janë në moshë të madhe.”
Bujqësia është e lidhur ngushtë me punësimin në zonat rurale dhe largimi i të rinjve po ndihet mjaft edhe në këtë fushë e cila nuk preferohet me nga të rinjtë që janë drejtuar në qendrat e mëdha urbane por edhe në emigracion.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit