Prodhuesit: Pse nuk i rrisim dot pagat aq sa t’i mbajmë shqiptarët që duan të ikin

1 Nëntor 2022 | 21:53

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra deklaroi se nuk mund të rriten pagat, në atë shumë që shqiptarët të qëndrojnë në vend dhe të mos emigrojnë.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Shkodra u shpreh se rritja e pagës, duhet të shkojë në propocion me produktivitetin në punë

“Kur flasim për industritë e përpunimit, për shërbimet e specializuara, nuk ka më paga minimale. Madje, sot diskutimi po bëhet si t’i mbajmë duke rritur vazhdimisht pagat, t’i mbajmë këtu në Shqipëri, sepse kemi atë armikun tjetër, që është emigracioni. Rritja e pagës shkon absolutisht në propocion me produktivitetin.

Nëse ekonomia shqiptare, përtej kontratave me shtetin, një prodhues shqiptar, i cili ka investuar 2 milionë euro në makineri pajisje, i cili ka mundësi për të prodhuar tre turne pune dhe prdhon gjysmën e turnit të parë, ku është produktiviteti? Mund të ketë kredi në bankë, ka detyrime tatimore, taksa që rriten përditë, rriten gjobat në kohë krize”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026