PROFIL | Nuredin Dumani i përfshirë në disa vrasje, përplasjet me Talo Çelën

30 Mars 2022 | 11:25

Nuredin Dumani është një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri. I akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale, dyshohet se ai është i implikuar në disa vrasje. Dikur mik dhe krahu i djathtë i Talo Çelës, sot Nuredin Dumani është armik i përbetuar i tij.

Fillimisht emri i tij u skedua nga policia për prostitucion, por më pas miqësia me Talo Çelën e implikoi atë në disa prej ngjarjeve më të bujshme kriminale.

Dumani së bashku me Çelën në 28 prill 2020 dyshohet se urdhëruan ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia tek parku i tregut të makinave në Durrësit. Emri i tyre si urdhërues doli nga dëshmia e një prej autorëve të vrasjes së vëllezërve Haxhia.

Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Klevis Alla në atë kohë deklaroi se dyshja Dumani e Çela ishin urdhërues dhe të ekzekutimit të Anxhelo Avdias dhe Dorjan Shkozës në mars të vitit 2020.

Por kush ishte shkaku i prishjes së miqësisë mes tyre?

Gjithçka dyshohet se erdhi pas grabitjes spektakolare në prill të 2019 ku ne pistën e Rinasit arritën të merrnin 4.6 milionë euro. Pikërisht kjo shumë e konsiderueshme dyshohet se u bë shkak i përplasjes që prodhoi jo pak viktima.

Në korrik të vitit 2020-të Dumani do të përfshihej në një tjetër krim, ku do të ekzekutonte Emiljano Ramazanin, mik i Talo Çelës. Për këtë ngjarje Dumani do të ndihmohej nga miku i tij Klevis Kapllani. Megjithatë kjo miqësi nuk do zgjaste shumë pasi  në 15 shtator të vitit 2020-të Klevis Kapllani vritet vetëm 200 metra larg banesës së tij. Edhe për këtë ngjarje, u akuzua dhe u shpall në kërkim Nuredin Dumani. Dhjetëra operacione të policisë do dështonin për arrestimin e Dumanit, i cili nuk humbi kohë dhe dy ditë më vonë i jep një goditje të fortë ish mikut të tij Talo Çela kur më 17 shtator vret vëllain e tij Bujarin. Ky i fundit punonte si taksist në të zezë.

Këto vrasje Dumani dyshohet se i bëri i ndihmuar dhe nga Erion Alibej, një emër i njohur i botës krimit në Elbasan.

Alibej kontaktoi Dumanin pasi të dy ata i bashkonte hasmëria me Talo Çelën. Konflikti me këtë të fundit dyshohet se ka ardhur pasi Talo Çela dyshohet si një nga autorët e vrasjes së vëllait të Erion Alibejt, Endritit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026