Profili në Twitter i Vuçiç me shumë ndjekës të dyshimtë
Më 2 Prill 2020, Twitter Safety bëri të ditur me një Thread në Twitter se kishte nisur një hetim për 5 shtete: Egjipt, Honduras, Indonezi, Arabi Saudite dhe Serbi. Këto shtete akuzohen se kanë shkelur politikat e Twitter duke përdorur këtë rrjet social si platformë për të përhapur propagandën e tyre politike dhe dezinformim.
Serbia veçanërisht kishte numrin më të madh të profileve të fshira, duke numëruar 8,558 të tilla. Këto profile promovonin mazhorancën serbe dhe udhëheqësin e tyre, Aleksander Vuçiç.
Kubi analizoi profilin e Vuçiç, duke pasur parasysh se Presidenti serb ka dy profile në Twitter me një numër të konsiderueshëm ndjekësish. Shumë prej ndjekësve të tij rezultojnë nga vende të Lindjes së Largët, si dhe shfaqin disa mangësi, përfshi mungesë të një fotografie, emra përdoruesisht me numra dhe shkronja të rastësishme, me mungesë totale aktiviteti, si dhe karakteristika të tjera të profileve false.
Gjithashtu, nga mjete si https://sparktoro.com/fake-followers dhe https://www.twitteraudit.com/ vihet re se të dyja këto profile kanë një numër të madh ndjekësish joaktivë ose bot.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor