Progres-raporti i KE, ish-ministrja e Integrimit: Asnjë surprizë, përsëritje e 5 viteve të fundit

19 Tetor 2021 | 20:10

Komisioni Evropian (KE) i dha një vlerësim pozitiv Shqipërisë në progres-raportin e publikuar të martën, e për këtë raport, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, tha në Euronews Albania se është përsëritje e raporteve të viteve të shkuara.

Klajda Gjosha e konsideron të pabazë që për të pestin vit radhazi KE të thotë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet, ndërsa akoma nuk kanë dhënë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.

Ish-ministrja e Integrimit tha se për mosdhënien e datës nuk është vetëm përgjegjësi e BE-së por edhe e Shqipërisë, pasi vendi ynë akoma nuk i ka përmbushur kushtet, duke qenë se edhe në progres-raportin e KE-së ka pika ku nënvizohet që duhet punuar akoma.

“Problematika ka Shqipëria në përmbushjen e kushteve, pasi dukej qartë në disa pika që spikasnin në raport, siç është pika që ka të bëjë me lirinë e fjalës, zgjedhjet në Shqipëri dhe as mund të themi që gjyqësori funksionon 100%. Që në pikën e parë që është dialogu politik nuk e kemi përmbushur”, u shpreh znj. Gjosha.

Klajda Gjosha tha se kërkohet nga Komisioni Evropian që të hartojë një raport më të qartë, për t’iu ardhur në ndihmë vendeve që aspirojnë për të qenë pjesë e BE-së.

“Komisioni i BE-së duhet të ndryshojë qasje nëse do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor. Ata nuk janë të qartë se deri ku duhet të punojnë vendet që aspirojnë”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026