Progres-raporti i KE, Mimi Kodheli: Pse është me aq rëndësi për Shqipërinë
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka analizuar në “Ilva Now” deklaratën e komisionerit të Zgjerim të Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi. Ajo tha se plani i investimeve, që përmendi komisioneri, është një lajm pozitiv për Shqipërinë dhe për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, ky përkushtim i qartë i Bashkimit Europian do të shoqërohet me krijimin e vendeve të reja të punës.
“Ai kishte ardhur me lajme të mira. Foli shumë për një paketë të planit të zgjerimit, që është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, që ka të bëjë me krijimin e vendeve të reja të punës, një shkëmbin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.
Ajo tha se Shqipëria duhet të zhvillojë zgjedhje të drejta, jo thjesht si një test për integrimin, por si një sfidë në radhë të parë me vetveten.
“Zgjedhjet janë një test i madh, i rëndësishëm, por për ne më shumë se sa një test për integrimin është një test me vetveten. Ky është testi që duhen të kemi ne për këtë proces”, shtoi ajo.
Deputetja e PS-së tha se progres-raporti i Komisionit Europian vuri në dukje se Shqipëria ka bërë avancime në kushtet e diktuara.
“Nuk mund të pretendoj të bëhem garante e Kushtetuese, sepse jam ligjvënëse dhe besoj se Parlamenti në këto katër vite e kanë bërë punë shumë mirë, mund ta bënte më mirë po të mos kishte shkopinj nën rrota. Reforma në drejtësi është ditur se do të jetë e gjatë, ka pasur edhe pengesa. Shqipëria ka bërë progres, por sot marrin një raport pozitiv me shpresën që konferenca ndërqeveritare të jetë më pranë nga çe mendojmë sot’, shtoi Kodheli.
Duke vlerësuar ndryshimet e sistemit zgjedhor, znj, Kodheli shtoi se në thelb të gjitha sistemet kanë probleme, por e gjitha çështja varet tek menaxhimin e tyre.
“Nuk ka sisteme të gabuara zgjedhore, përveç atyre totalitare. Kam parë të gjitha sistemet, por kanë të gjitha problemet e tyre, por problemi më i madh është se si menaxhohen. Sigurisht krijon garë. Sa më shumë ka garë brenda nesh, aq më shumë vota çojmë në koshin e PS-së”, theksoi Kodheli.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:08 INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026
- 16:57 Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen me Iranin
- 16:53 Rrëfimi prekës i nënës që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën nëse merrte frymë
- 16:50 Gjykata Supreme e SHBA-së vendos: Trump mund të shkarkojë drejtuesit e agjencive të pavarura
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n