Projektbuxheti i 2021, Dritan Shano bën llogaritë: Do jetë një vit i zymtë

28 Tetor 2020 | 19:54

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm ka hasur në kritika të forta dhe njëri prej zërave që e kritikon këtë buxhet është eksperti Dritan Shano.

Gjatë një interviste për emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, z. Shano tha se buxheti i prezantuar nga qeveria shqiptare nuk u jep zgjidhje halleve të qytetarëve, por përkundrazi shton ai, buxheti i 2021-it është një fotokopje e buxheteve të kaluara.

“Lekët kanë shkuar fotokopje si në buxhetet e mëparshme. Ky buxhet nuk u jep zgjidhje as halleve të sotme, as atyre të ardhme. Hallet e sotme janë dy krizat e mëdha, e para nga natyra (tërmeti) dhe e dyta nga Covid-i. Hallet e mëdha të së ardhmes janë produktet e ulëta ekonomike, një sistem arsimor që nuk është i vitit 2021, por ky buxhet nuk i bën këto gjëra. Ky buxhet mbledh taksat dhe i depoziton si paketë në formën e PPP-ve dhe i jep në pak duar. Këtë bën ky buxhet”, tha ai.  

Ai kritikoi qeverinë shqiptare pasi tha se nuk ka caktuar akoma prioritetet ekonomike. Sipas tij, shumë vende janë zhvilluar ekonomikisht pasi kanë vënë në zbatim prioritetet e duhura.

“Ne nuk kemi prioritetet e duhura në harxhimin e parave. Qoftë nga taksat, qoftë nga borxhet që marrim. Vendet e tjera janë zhvilluar, sepse kanë prioritetet e duhura”, shtoi ai.

Mes tjerash z. Shano tha se treguesit aktualë nuk japin shpresë për vitin 2021. Ai shtoi se Shqipërisë i duhen të paktën dy ose tre vjet, që të arrijë nivelin e buxhetit që kishte në vitin 2018.

“Ne jemi në një situatë që viti 2021 do jetë i zymtë goxha, por edhe 2022. Niveli i 2018-s do të paktën dy ose tre vjet që të arrihet. Kjo është pak, por e sigurt. Ekonomia shqiptare nuk ka këllqe sot që flasim”, theksoi Shano.

 

Ndiqni intervistën e plotë:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021