Projekte të përbashkëta mes tre qendrave albanologjike, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup
Tre qendrat albanologjike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup kanë firmosur një ditë më parë një memorandum në fushën e kërkimit shkencor dhe arsimit të lartë.
Memorandumi me një afat 5-vjeçar fokusohet tek botimi dhe ribotimi i teksteve të albanologëve shqiptarë dhe të huaj.
Ndërkaq, shkëmbim i botimeve, zhvillimi i konferencave shkencore, ideimi dhe realizimin e projekteve shkencore, bashkëpunim në drejtim të procesit të mësimdhënies, botimi i një reviste të përbashkët albanologjike, janë disa nga temat e tjera ku do të ketë një fokus të veçantë.
Pritet që të tria qendrat albanologjike të kenë një bashkëpunim edhe për përgatitjen edhe aftësimin e kuadrove për gjuhët e lashta, si greqishten, latinishten, persishten dhe osmanishten.
Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Luan Perzhita u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se mund të ketë botime të përbashkët, si dhe unifikim të një mendimi që ka të bëjë me albanologjinë e shekullit të ri.
“Do të mblidhemi në realizmin e atyre ngjarjeve që lidhen me kulturën, historinë dhe trashëgiminë kulturore të kombit shqiptar sipas periudhave të caktuara dhe të shpërndahen në të gjithë qendrat albanologjike nëpërmjet aktiviteteve apo botimeve”, tha z. Perzhita.
Ndërsa, Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik në Prishtinë tha se pritet të realizohen projekte të shumta në fushën e studimeve gjuhësore, për një fjalor gjithëpërfshirës, për studimet letrare dhe për një histori të përbashkët.
Sakaq, Skënder Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë shpirtërore dhe Kulturore të shqiptarëve në RMV e vuri theksin tek rishkrimi i teksteve të historisë shqiptare.
“Një projekt është shkrimi i historisë së trevave shqiptare. Jam i bindur qe do ia dalim të shkruajnë një histori të argumentuar”, tha ai.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar ish-luftëtarët rusë
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
- 19:31 Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
- 19:21 Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë
- 19:20 Kupa e Botës 2026, cilat skuadra të vendeve të treta do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt?