Projekti i dhëndrit të Trump në Beograd, ngrihet aktakuzë ndaj ministrit serb
Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit të Kulturës në Qeverinë serbe, Nikolla Sellakoviç, lidhur me parregullsitë gjatë heqjes së statusit të pasurisë kulturore për ndërtesat e kompleksit “Shtabi i Përgjithshëm” në qendër të Beogradit.
Prokuroria njoftoi më 15 dhjetor se aktakuzë është ngritur edhe ndaj sekretares së Ministrisë së Kulturës, Sllavica Jellaqe, ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, Goran Vasiç, si dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Qytetit të Beogradit, Aleksandar Ivanoviç.
Të gjithë dyshohen për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare.
Në vendin ku ndodhet kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm, i shkatërruar gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, është planifikuar ndërtimi i një kompleksi luksoz nga kompania investuese “Affinity Partners” e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.
Prokuroria serbe bëri të ditur gjithashtu se “vazhdon ndërmarrjen e veprimeve për të përcaktuar nëse edhe në veprimet e disa personave të tjerë ekzistojnë elemente të veprës penale”.
Që nga muaji maj, Prokuroria për Krim të Organizuar po zhvillon hetime për dyshime mbi falsifikimin e dokumentacionit, në bazë të të cilit Qeveria e Serbisë ia hoqi statusin e pasurisë kulturore ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.
Sipas njoftimeve të mëhershme të Prokurorisë, drejtori i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, Goran Vasiç, ka pranuar që të falsifikojë dokumentacionin.
Në bazë të këtij dokumentacioni, Ministrisë së Kulturës – në krye të së cilës është Nikolla Sellakoviç nga radhët e Partisë Progresive Serbe (SNS) – u paraqit nisma për marrjen e vendimit për ndërprerjen e statusit të pasurisë kulturore për kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm.
F-16 përfshihet nga flakët pas uljes emergjente në Greqi, piloti shpëton në kohë (VIDEO)
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
Zbulohen fotot, këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:58 Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 18:52 Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)
- 18:44 Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO
- 18:35 Barnat për dobësim ulin peshën, por nuk përmirësojnë jetën
- 18:32 NYT: Trump u largua nga Turqia me Air Force One të vjetër për arsye sigurie