Projekti i ri në hyrje të Shkodrës, IKMT vazhdon punën për prishjen e objekteve

11 Mars 2025 | 12:13

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon në Shkodër punën për prishjen e objekteve, duke i hapur rrugë rikualifikimit të hyrjes së qytetit.

IKMT po vazhdon aksionin për prishjen e objekteve pengesë për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, Muzeu i Navigimit”.

Ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim dhe mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ka pasur gjithashtu mirëkuptimin edhe të pronarëve të objekteve të cilat po i nënshtrohen prishjes.

Projekti për hyrjen e qytetit të Shkodrës, është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me vlerë 5 milionë euro dhe synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative. Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026