Projekti që bashkon traditën shqiptare me atë ballkanase
Një grup profesionistësh janë bërë bashkë për të sjellë një destinacion të ri, që i shërben turizmit dhe traditës.
“Balkan Crest Resort & Spa”, një projekt unik hapi dyert më 1 nëntor në një ceremoni me përfaqësues të biznesit dhe personalitete të njohura. Të ftuarit patën mundësinë të njihen jo thjeshtë me një biznes tjetër në fushën e hotelerisë, por me një standard të ri që shfaqet në çdo detaj, në ambientet e brendshme e të jashtme, pishinat, spa-n, si edhe kuzhinën e restaurantit “Arkadia”.
“Balkan Crest Resort & Spa ndodhet 5 minuta larg qendrës së Tiranës.
“Balkan Crest Resort & Spa” lindi si ide nga një grup profesionistësh me mbi 15 vite përvojë në fushën e turizmit, ku mikpritja ballkanase ndërthuret me modernizmin dhe elegancën bashkëkohore.
Shërbimet përfshijnë një sërë facilitetesh, duke filluar nga akomodimi në dhomat e hotelit, pishina e jashtme, pishina e brendshme dhe spa me xhakuzi, sauna si edhe një palestër të vogël. Kemi gjithashtu edhe fushën e tenisit. Në zemër të këtij resorti ndodhet restoranti Arcadia, i cili do të jetë një demo e shërbimit dhe asaj që ne duam të ofrojmë, që do të përcillet edhe në sallat tona të eventeve. Kemi një kapacitet prej tre sallash, nga më e vogla deri te më e madhja. Ato variojnë nga 100 deri në 120 persona për sallën më të vogël, ndërsa salla më e madhe ka një kapacitet deri në 450–500 persona, e cila do të përdoret kryesisht për dasma.
Ne organizojmë çdo lloj aktiviteti, të cilin e quajmë “dita juaj speciale” ku ju mund t’ia besoni ditën tuaj profesionistëve, dhe të shijoni çdo moment në ditën tuaj të veçantë.
Ne ndodhemi përballë TEG-ut, vetëm 5 minuta larg zhurmës së Tiranës. Këtu, në Balkan Crest Resort & Spa, do të gjeni oazin tuaj të qetësisë”, u shpreh Administratori i “Balkan Crest Resort & Spa”, Armando Balla.
Ndërkaq, për shefin e kuzhinës, Mirsad Tagani, në restorantin Arcadia, recetat dhe gatimet e resortit do të jenë një ndërthurje mes traditës ballkanase dhe recetave moderne.
“Restoranti Arcadia është një kuzhinë ku baza e gatimeve është mishi. Ne mbajmë një standard të lartë, ku përzgjedhja e mishit të freskët dhe cilësor është parësore. Çdo fundjavë do të ofrojmë menu dhe pjata të reja, duke sjellë gatime tradicionale shqiptare në një formë moderne, gjithmonë me bazë mishi.
Ne kemi “Arcadia Restaurant” dhe “Balkan Crest”. Arcadia fokusohet kryesisht tek gatimet me mish, ndërsa “Balkan Crest” është destinacioni ynë për evente, ku ofrojmë menu të ndryshme, që përfshijnë: Menu tradicionale, menu me bazë mishi, menu me bazë peshku, si dhe kombinime të mishit e peshkut”, theksoi Misad Tagani, shef kuzhine.
Me dizajn bashkëkohor dhe frymë mesdhetare, “Balkan Crest Resort & Spa” synon të vendosë standarde të reja për turizmin dhe pushimet relaksuese në vendin tonë.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë