Projekti Qukës – Qafë plloçë, punimet vazhdojnë prej 10 vitesh
Aksi Qukës-Qafë Pllocë është një nga rrugët që ka krijuar “gropa” në buxhetin e shtetit dhe prej 10 vitesh është akoma e papërfunduar.
Kjo rrugë ka nisur që atëherë kur kryeministër ishte Sali Berisha e sot jemi në mandatin e tretë të kryeministrit Rama.
Punimet janë me intensitet të lartë në lotin e dytë, e pritet financimi për lotin e tretë. Nuk dihet në qoftë se ne këtë mandat qeveritar do të përfundojë kjo rrugë.
Kryeministri Edi Rama përpara disa ditësh ka postuar në rrjetet sociale punën që po bëhet në këtë aks, ndërkohë që Euronews Albania udhëtoi drejt Mokrës për të parë nga afër situatën.
Prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari shprehet se punimet janë në ritme të shpejta por pa dhënë një datë specifike për mbarimin e punimeve. Për të, kjo rrugë do të sjellë zhvillim ekonomik.
“Do lehtësojë qarkullimin për në Korçë, për ne Maqedoninë e Veriut e po ashtu me shtetet e tjera, do shkurtojë kohën e vajtjes në Korçë që nga Tirana e anasjelltas edhe shkurtimi i kohës është fitim për qytetarët, për mallrat dhe për të gjithë përdoruesit e rrugës. Do ketë zhvillim e për Mokren, që ka qenë e zhvilluar, u braktis e tani do bëje të mundur që resurset të përdoren”, u shpreh Dhori Spirollari.
Sipas të dhënave zyrtare, rruga ka nisur në 2009 ku në mandatin e qeverisjes blu u asfaltuan vetëm 2.9 km nga rruga prej 43.4 km. Projekti fillestar kushtonte 134.6 milionë dollarë ndërkohë që pas ndryshimeve të njëpasnjëshme të projektit, vlera u shtua me 63% e vlerës fillestare, ku vlera shkoi në 211.8 milion dollarë.
Një tjetër problem qëndron edhe në zhvillimin turistik të qytetit të Pogradecit, i cili do të mënjanohet për shkak të rrugës nga ata persona të cilët nga kryeqyteti duan të arrijnë në juglindje apo drejt Greqisë. E për të mësuar këtë, do duhet të presim përfundimin e punimeve, të cilat në qoftë se vazhdojnë me këtë ritëm, do të mund të përfundojnë në fund të viti 2022.
PROJEKTI
- Gjatësia 43.4 kilometër
- Kosto e projektit në 2009 – 134.6 milionë dollarë
- Kosto e projektit në 2021 – 218.8 milionë dollarë
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania