Projektligji për familjet kujdestare, kriteret dhe kategoritë përfitues

5 Dhjetor 2025 | 19:07

Shqipëria pritet të ketë për herë të parë një ligj për familjet kujdestare, ku do të strehohen fëmijët pa kujdes prindëror, duke ju dhënë atyre një familje dhe jo më qëndrimin në institucione rezidenciale apo sic njihen ndryshe jetimore.

Projektligji i propozuar nga MSHMS synon të mbrojë të drejtat e fëmijëve pa kujdes prindëror ose në rrezik për ta humbur atë, duke i vendosur në një mjedis familjar të sigurt, mbështetës dhe gjithëpërfshirës

Tashëm ekspertët kanë përcaktuar qartë se disa nga kategoritë përfituese nisur nga fëmijët e braktisur, ata që kanë prindërit në burgje, që i kanë me aftësi të kufizuara mendore etj.

Ndërkohë edhe më të forta janë kriteret për familjet kujdestare ku do të vendosen këta fëmijë.

Projektligji përcakton se familja kujdestare merr përgjegjësinë për të strehuar dhe për t’u përkujdesur për një ose më shumë fëmijë pa kujdes prindëror, me qëllim ofrimin e një mjedisi familjar, kushte për mirërritje, përmbushje të nevojave dhe mbështetje emocionale, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

Sakaq, familja kujdestare garanton ruajtjen e marrëdhënieve të fëmijës së vendosur në kujdes alternativ me familjen biologjike në rastet kur ka si dhe duhet të njoftojë menjëherë njësinë për çdo situatë që cenon mirëqenien e fëmijës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026