Prokurimet Publike me IA, Rama: Synojmë të  kemi modelin e parë në Europë

10 Shtator 2025 | 16:13

Në konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria synon që të ketë modelin e parë në Europë të prokurime publike me inteligjencë artificiale.

Qeveria synon që Shqipëria të ketë modelin e parë në Europë të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale. Kështu deklaroi kryeministri Rama në konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, në një panel me fokus tek procesi i integrimit.

“Do të jetë komplet me inteligjencë artificiale nga A-ja te Zh-ja dhe kjo do i bëjë prokurimet publike absolutisht transparente dhe nuk do të jetë fare e kontestueshme. Ndoshta një prej efekteve anësore do të jetë se shumë persona nuk do të dëshirojnë më të merren me politikë, por në rregull. Është në rregull, punë e madhe. Ky ndoshta do të jetë një efekt, sepse prokurimet publike janë një arsye shumë e mirë pse personat merren me politikë.”-tha Rama.

Sipas Ramës, modeli që Shqipëria do të krijojë me prokurimet publike përmes inteligjencës artificiale mund t’ua eksportojë vendeve të tjera nëse do të ketë sukses. Po ashtu, Rama tha se tekologjia e ka ndihmuar vendin të bëj hapa të pamundura falë shërbimit online që iu ka dhënë qytetarëve.

“Teknologjia e re, mund të na japë shteteve si ne, mundësinë që të bëjmë hapa të cilët ndryshe do të ishin të pamundur. Pra thjesht imagjinoni, nëse teknologjia digjitale nuk do të ishte e zbatueshme, si do të kishim ne mundësinë që të jemi në atë pozicion dhe të ofronin me qindra-mijëra shërbime online”-tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026