Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 mld € të Von der Leyen për vaksinat e COVID

1 Prill 2024 | 20:44

Prokurorët Europianë kanë marrë në dorë hetimet për negociatat e presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen dhe CEO të Pfizer, për vaksinën anti-Covid 19.

Hetimi ndaj von der Leyen për “ndërhyrje në funksionet publike, shkatërrimin e SMS-ve, korrupsionin dhe konfliktin e interesit” nuk është më në duart e prokurorëve belgë, por i është kaluar Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) .

Hetimi fillimisht u hap nga autoritetet gjyqësore belge në qytetin e Liezhit në fillim të vitit 2023 pas padisë së lobistit Frédéric Baldan. Më vonë atij iu bashkuan qeveria hungareze dhe polake. Por kjo e fundit po tërhiqet pasi drejtimin e vendit e mori qeveria e re pro-BE e udhëhequr nga Donald Tusk.

Pfizergate u ngrit pikërisht mbi mesazhet që supozohet se kanë shkëmbyer Von der Leyen dhe shefi i Pfizer, Albert Bourla, në prag të marrëveshjes më të madhe të vaksinës së BE-së në kulmin e pandemisë Covid-19.

Hetimi nga prokurorët Europianë vendos sërish nën lupë rolin e presidentes së Komisionit në marrëveshjen e megavaksinës, me një vlerë rreth 20 miliardë euro.

Prokurorët Europianë po hetojnë marrëveshjen me vlerë mbi 20 miliardë euro për krime financiare dhe mund të sekuestrojnë telefona dhe materiale të tjera nga zyra e KomisionitEuropian ose në vende të tjera në Evropë, si Gjermania, vendi i lindjes së Von der Leyen.

Komisioni i BE-së ka refuzuar gjithmonë të zbulojë përmbajtjen e mesazheve që lejuan blerjen e 1.8 miliardë dozave të vaksinës kundër Covid për një total prej 20 miliardë eurosh.

Ky zhvillim vjen në një moment kur shefja e KE-së po kërkon një mandat të dytë.

Marrëveshja mes Brukselit dhe Pfizer është arritur në mes të pandemisë në vitin 2021 dhe është parë si një triumf i madhe për politikanen gjermane, por polemikat nuk kanë munguar gjatë këtyre viteve, me raportime të shumta që sugjerojnë se vitin e kaluar janë shpërdoruar doza vaksinash me vlerë 4 miliardë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026