“Komisionet i “farkëtojnë” politikanët”, Qafoku: Salianji do të përballet me Ramën
Gazetari Roland Qafoku tha në Euronews Albania, se Ervin Salianji pranoi të jetë në krye të komsionit për reformën zgjedhore për shkak të “zellit për t’u përballur me Edi Ramën”. Megjithatë ai shtoi se Salianjit do i duhet të ketë prova të patjetërsueshme në komision.
Qafoku tha se komisionet hetimore, janë ato të cilat në një farë mënyre edhe farkëtojnë politikanin. sipas tij, kryeministri Edi Rama ka arritur të kapërcente me më shumë fitore se humbje, komsionin hetimor parlamentar të vitit 2003 të drejtuar nga Sokol Olldashi.
Sipas Qafokut gjetja e kryeministrit, në atë kohë kryebashkiak i Tiranës, i cili pasi iu mohua fjala herën e parë, shkoi në komision me megafon dhe foli vetëm ai, bëri që Rama ta kapërcente atë situatë e të mos bënte rolin e viktimës.
“Zelli që ka për tu përballur me Edi Ramën, ka bërë që ti lërë të gjitha pas. Por liderët e mëdhenjë në Shqipëri, janë farkëtuar në komisionet hetimore parlamentare. Edi Rama për herë të parë që u duk që kishte synime përtej të qenurit kryetar i bashkisë së Tiranës, ishte komisioni hetimor parlamentar në vitin 2003.
Aty u përcaktua e ardhmja politike e Edi Ramës. Ai aty u “masakrua” me një rrebesh pyetjesh, në komisionin hetimor parlamentar, të drejtuar nga Sokol Olldashi i ndjerë. Ai bëri një gjest që nuk e prisnin kurrë. Duke qenë se herën e parë nuk ia dhanë fjalën, ai mori një çantë, nxori megafonin dhe fliste vetëm ai. Kjo ishte një gjetje e Ramës.
Në aspektin politik, ai u godit shumë aty se iu bashkuan edhe disa socialistë, por Rama aty kapërceu, nuk bëri viktimën. Ne nuk e dimë se çdo bëj Rama në 2004, se në komisionin hetimor të inceneratorëve qëndroi 10 orë pa lëvizur.
Salianji ka një artikulim jo të keq, por ky komision nuk kufizohet vetëm të Salianji. Një komision i suksesshëm hetimor, ka nevojë për një platformë, për prova të patjetërsueshme”,-tha Roland Qafoku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës