Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja del para vetingut
Mëngjesin e së premtes ka nisur seanca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka konstatuar se Ndoja gjatë ushtrimit të detyrës ka favorizuar persona me precedent penal.
Dyshohet se në vitin 2009 dhe 2010, Ndoja ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion duke caktuar një trupë gjykuese për një konflikt prone.
Arjan Ndoja mbeti i plagosur në 1 nëntor të vitin 2019, pasi iu bë atentat teksa lëvizte me automjetin e tij në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.
Mësohet se gjatë fjalës në seancë, Ndoja ka thënë se atentati ndaj tij ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë.
Nga atentati, humbi jetën shoferi Andi Malo ndërsa miku i tij Aleksandër Laho mbeti i plagosur. I njohur ndryshe me nofkën ‘Rrumi’, emri i Lahos është i njohur për botën e krimit, pas akuzave për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri.
LEXONI GJITHASHTU
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij