Prokurori Olsian Çela: Në 2022 u rrit numri i çështjeve të dërguara për gjykim
Prokurori Olsian Çela tha në raportimin vjetor para Këshillit të Lartë të Prokurorëve se gjatë vitit 2022 është rritur numri i çështjeve të dërguara për gjykim.
Sipas raportit të lexuar prej prokurorit ka një rritje prej 4,64 e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 4,80 % e numrit të pandehurve dërguar në gjykatë, krahasuar me vitin 2021.
“Raporti mbi gjendjen e kriminalitetit, ku përfshihet dhe raporti mbi ngarkesën e punës të prokurorive për vitin 2022 që i janë vënë në dispozicion këtij Këshilli, paraqesin të dhëna të hollësishme për treguesit e punës dhe ecurinë e veprimtarisë për të gjithë prokuroritë.
Gjatë vitit 2022 janë përfunduar 25853 çështje që përbën rritje prej 0,64 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2021, prej të cilave: 42,49 % janë dërguar për gjykim, 25,30% janë pushuar, 30,03 % janë pezulluar dhe 2,18 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.
Janë dërguar në gjykatë 10984 çështje, me akuzë ndaj 12936 të pandehurve, të cilat përbëjnë 66.87 % të totalit të çështjeve në raport me çështjet e pushuara. Krahasuar me vitin 2021 rezulton një rritje prej 4,64 e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 4,80 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.
Janë dërguar në gjykatë për pushim 5440 çështje, që përbëjnë 33,13 % të totalit të çështjeve në raport me çështjet e dërguara për gjykim, ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 16,09 % të çështjeve të pushuara, prej të cilëve 41,91 % janë pushuar për mungesë fakti”,-tha prokurori Çela para KLP.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë