Prokuroria çon për gjykim dy persona të dyshuar për pastrim parash në Shkodër
Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim dy anëtarë të një familjeje, të akuzuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, pas dyshimeve se të ardhurat nga aktiviteti kriminal i drogës janë investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në Shqipëri.
Të pandehurit janë shtetasi me inicialet G.M, si dhe familjarja e tij K.M ndërsa akuzohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Sipas dosjes së prokurorisë, nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 2216 të vitit 2019, rezulton se shtetasi G.M., i hetuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se ka investuar dhe transferuar të ardhura me burim kriminal në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete të tjera ekonomike. Po ashtu, janë evidentuar veprime financiare dhe pasurore të kryera edhe në emër të familjarëve të tij, shtetases K.M.
Gjatë hetimeve janë administruar të dhëna nga institucione shtetërore, bankare, tatimore dhe kadastrale, si dhe është kryer ekspertim financiar, ku ka rezultuar një mospërputhje e konsiderueshme mes pasurive të zotëruara dhe të ardhurave të ligjshme të deklaruara.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër thekson angazhimin për goditjen e pasurive që burojnë nga veprimtaria kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë