Prokuroria e Durrësit nis hetimet ndaj kontenierëve me 800 ton mbetje toksike

21 Gusht 2024 | 16:24

Prokuroria e Durrësit ka njoftuar këtë të mërkurë nisjen e hetimeve sa i takon ngarkesës së nisur me mbetje të rrezikshme nga Porti i Durrësit.

Ky hetim është nisur në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Ditën e djeshme Bloomberg njoftoi se “100 kontejnerë ku mendohet se ndodhen mbi 800 ton me mbetje industriale të dyshuara të rrezikshme do të kthehen në Shqipëri ndërsa autoritetet shqiptare po hetojnë se si kjo ngarkesë u transportua nga porti pa autorizim”.

Përmes një komunikate zyrtare, Dogana i cilësoi si dizinformuese informacionet që po shpërndahen lidhur me kapjen e ngarkesës me lëndë të rrezikshme në Kinë, duke thënë se nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë.

Në njoftimin nga Prokuroria e Durrësit thuhet po kryen veprime hetimore  në bashkëpunim me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF) dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare e partnerët ndërkombëtarë, për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026