Prokuroria e Kavajës regjistron si vrasje, vdekjen e 4 turistëve rusë
Prokuroria e Kavajës regjistron procedim penal për vdekjen e 4 turistëve rusë 2 ditë më parë në një hotel në Qerret. Edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion, vepra penale është regjistruar për vrasje.
Ngjarja dyshohet aksidentale, por deri në daljen e ekspertizës mjeko-ligjore është procedurë që regjistrohet për këtë vepër.
Të premten në darkë, 4 turistë rusë u gjendën të pajetë pranë xhakuzit, të një hoteli në Qerret të Kavajës, sapo del nga pjesa e saunës.
Ambasada e Rusisë në Tiranë reagoi zyrtarisht një ditë më parë lidhur me ngjarjen tragjike.
Përmes një njoftimi të shpërndarë edhe në faqen e Facebook të ambasadës, konfirmohet vdekja e 4 shtetasve rusë: Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov dhe kërkohet nga agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri hetimi i plotë i rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania